Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në Zyrën Ovale kryetarin e sapozgjedhur të Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani.
Takimi vjen pas një periudhe tensionesh politike dhe deklaratave të ndërsjella kritike.
Gjatë bisedës në Shtëpinë e Bardhë, Trump e mori me humor momentin kur Mamdani u pyet për komentet e mëhershme në të cilat ai e kishte quajtur presidentin “fashist”.
“Është në rregull, thjesht thuaj ‘po’. Është më e lehtë sesa të shpjegosh. Nuk kam problem,” tha Trump, duke e kthyer situatën në shaka dhe duke e marrë sportivisht deklaratën e kryebashkiakut të ri.

