Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti me tren në qytetin Aleksinac të Serbisë.
Voca ishte raportuar si person i zhdukur më 19 nëntor nga bashkëshortja e tij në stacionin policor të Mitrovicës së Jugut. Sipas informacioneve zyrtare, trupi i tij i pajetë ndodhet aktualisht në Spitalin e Nishit.
MPJD thotë se është vënë në koordinim me institucionet relevante të Kosovës për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë të trupit në vend. Ndërkohë, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi po qëndron në kontakt të vazhdueshëm me familjen dhe autoritetet serbe për të ofruar asistencën e nevojshme dhe për të lehtësuar të gjitha procedurat.
Ministria thekson se institucionet e Kosovës do të ndërmarrin çdo veprim të kërkuar për trajtimin e rastit me seriozitet dhe urgjencë.
Postimi i plotë:
🚨|Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se ka pranuar raportimet zyrtare lidhur me vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili ka ndërruar jetë pas një aksidenti me tren në qytetin Aleksinac, në Serbi.
Z. Voca ishte raportuar si person i zhdukur nga bashkëshortja e tij më 19.11.2025, në stacionin policor në Mitrovicë, Jug. Sipas informatave zyrtare, trupi i pajetë i të ndjerit aktualisht ndodhet në Spitalin e Nishit.
MPJD bën të ditur se, në koordinim me institucionet relevante të Republikës së Kosovës, është angazhuar për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë të trupit të të ndjerit në Kosovë.
Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është në komunikim të vazhdueshëm me familjarët e viktimës dhe me autoritetet përkatëse, me qëllim të ofrimit të asistencës së nevojshme në kuadër të kompetencave të saja dhe të lehtësimit të të gjitha procedurave të kërkuara.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës siguron se institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit me seriozitetin dhe urgjencën e duhur.
