• Wed. Nov 19th, 2025

Nis seanca për votimin e Qeverisë, Konjufca del ta prezantojë kabinetin

Nov 19, 2025

Ka filluar seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së re, shkruan KFVA.

I mandatuari për kryeministër, Glauk Konjufca, po mbanë ekspozenë si dhe do ta prezantojë kabinetin qeveritar.

Partitë tjera e kanë bërë të qartë se nuk kanë votë për Konjufcën.

Ai është i mandatuari i dytë nga VV për krijimin e Qeverisë, pas dështimit të Albin Kurtit.

Atij i nevojiten 61 vota për t’u bërë kryeministër.