• Mon. Nov 17th, 2025

PDK sot mban Konventën e Përgjithshme, zgjedh kryetarin e ri

Nov 17, 2025

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Konventën e Përgjithshme për të zgjedhur Kryetarin e ri, shkruan KFVA.

Kjo Konventë vjen, pasi më 12 nëntor Memli Krasniqi dha dorëheqje nga drejtimi i këtij subjekti politik.

Bedri Hamza ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për lider të kësaj partie.

Hamza ka deklaruar se e ndërmerr këtë hap me “përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë”, duke theksuar se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend.

Edhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se do të garojë për kryetar të partisë, por sipas tij kjo është e kushtëzuar me shtyrje të Konventës.

Hoxhaj i ka bërë thirrje Kryesisë së PDK që ta shtyjë për një javë Konventën për një javë, kërkesë që kjo nuk duket se është aprovuar, pasi nuk ka një njoftim zyrtar nga kjo parti për një gjë të tillë.

Enver Hoxhaj e kishte ftuar Bedri Hamzën në një debat televiziv mes atyre dyve.

Se kush do të marrë drejtimin e PDK-së, pritet të bëhet e ditur sot në orën 17:00 me nisjen e punimeve të Konventës.