• Thu. Nov 13th, 2025

Panamaja sekuestron 13.5 ton kokainë – një ndër sasitë më të mëdha në histori të vendit

Bykfvanews

Nov 13, 2025

Autoritetet panameze raportuan sekuestrimin e 13.5 tonëve lëndë narkotike pasi ndaluan një anije në ujërat e Paqësorit.

Sipas Shërbimit Kombëtar Ajror dhe Detar (SENAN), anija ishte drejtuar drejt Amerikës Qendrore dhe Meksikës, raporton cbsnwews.

Për krahasim, 13.5 tonë janë afërsisht sa pesha e nëntë veturave mesatare, si Toyota Camry apo VW Passat – ose sa tre elefantë afrikanë të rritur.

Operacioni u zhvillua si pjesë e “Operacionit Vendosmëri”, i cili synon të luftojë trafikun detar të drogës.

Ekuipazhi prej 10 personash – shtetas të Venezuelës, Ekuadorit, Nikaraguas, Perusë dhe Kolumbisë – kundërshtuan arrestimin dhe tentuan të arratiseshin, por u kapën.

Sipas prokurorit kryesor kundër narkotikëve të Panamasë, Julio Villarreal, ky sekuestrim përbën një goditje të rëndë ndaj rrjeteve ndërkombëtare kriminale, pasi dërgesa ishte e destinuar për Amerikën e Veriut

Ai tha se ishte një nga konfiskimet më të mëdha të tilla në ujërat e Panamasë deri më sot.

Panamaja në vitin 2023 sekuestroi gjithsej 119 ton drogë.

Vendet e Amerikës Latine kanë qenë të etura të shfaqin përpjekjet e tyre kundër narkotikëve, pasi sulmet e SHBA-së ndaj anijeve të dyshuara për transportimin e drogës kanë marrë të paktën 76 jetë deri më tani në Karaibe dhe Paqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *