• Mon. Nov 10th, 2025

Largimi i 358 punëtorëve të Ferronikelit nga puna, Shala e fajëson qeverinë Kurti

Bykfvanews

Nov 7, 2025

Ndërmarrja “NewCo Ferronikeli Complex”, ditë më parë ka marrë vendim për largimin nga puna të 358 punëtorëve.

E lidhur me këtë ka reaguar Ferat Shala, i cili ka fajësuar qeverinë Kurti, për të cilën ka thënë se po e shkatërron bazen ekonomike të Kosovës dhe se tani goditjen më të rëndë po ia jep industrisë së rëndë minerare.

“Shpesh kam argumentuar me shkrime dhe debate në Kuvend se Qeveria Kurti po e shkatërron bazën ekonomike të Kosovës, edhe ashtu të brishtë siç ishte. Goditjen më të rëndë tani po ia jep industrisë së rëndë mimerare nxjerrëse dhe përpunuese, pra edhe asaj sasie të pakët të prodhimit vendor që e kemi. I vetmi prodhues final i metaleve Fe-Ni, eksportuesi më i madh ndër vite në nivel vendi, gjigandi i punëtorëve me mbi 1000 të punësuar – Feronikeli në Drenas – është mbyllur. Vendimi i fundit i këtij gjiganti është largimi nga puna i 358 punëtorëve të rregullt. 358 familje të Drenasit tim sot janë në rrezik ekzistencial. Këto familje, e shumë tjera nga ky rajon, dikur i dhanë Kosovës lirinë dhe shtetin që nuk e kishim kurrë. E sot shteti, përmes kësaj qeverie, po u jep varfëri dhe skamje”, ka thënë Shala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *