Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se sot u vërtetua ajo që kanë thënë më parë se Albin Kurti po e mban peng vendin, shkruan KFVA.
Sipas tij, Kurti s’do të jetë më kryeministër.
“Patëm 9 muaj bllokadë dhe sot u vërtetua ajo që e kemi thënë nga dita e parë që Kurti po e mban vendin peng se nuk i ka numrat për qeveri. Sot nuk ka më asnjë dyshim. 56 vota për Albin Kurtin dhe asnjë më shumë. Ky është fundi i një mashtrimi politik që vendin tonë i ka kushtuar.
“Albin Kurti nuk do të jetë më Kryeministër, nuk do të jetë më. As prej zgjedhjeve të 9 shkurtit as prej zgjedhjeve të ardhshme. Epoka e qeverisë së tij ka marrë fund”, tha Krasniqi.

