Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë një vendim anipse si qeveri në detyrë.
Qeveria ka vendosur që t’i ndajë nga 100 euro për të gjithë studentët. Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së sotme, përcjell KFVA.
“Rritjen ekonomike e ndajmë me gjithë qytetarët. Në kuadër të kësaj, sot miratojmë vendimin për ndarjen nga 100 euro për studentët që i plotësojnë kriteret, ashtu që ata dhe familjet ta enë më të lehtë përballimin e kostove që lidhen me fillimin e ri të vitit akademik. Të dashur studentë sot do të miratojmë përmbushjen e njërit prej premtimeve kyçe, atë për bursën e mobilitetit për studentët bachelor. Masë e përhershme e e mbështetje e vazhdueshme”,tha Kurti.
