• Fri. Nov 21st, 2025

Rrëzohet një lis afër Tregut të Gjelbër në Prishtinë

Oct 3, 2025

 

 

Një lis është rrëzuar në afërsi të Tregut të Gjelbër në Prishtinë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në kryeqytet, Malë Gashi.

Ai bëri të ditur se ekipet kanë dalë në terren dhe po merren me rastin.

Deri më tani, nuk ka raportime për dëme të shkaktuara nga rrëzimi i këtij lisi.