• Fri. Nov 21st, 2025

Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO-s – përfshihet në programin “Njeriu dhe Biosfera”

Sep 27, 2025

 

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë me entuziazëm lajmin se lumi Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s, duke e renditur atë ndër zonat e mbrojtura të trashëgimisë botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan.

“VJOSA NË UNESCO
Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin ‘Njeriu dhe Biosfera’ si pjesë e listës së trashëgimisë botërore ”

Ky është një zhvillim historik për lumin Vjosa, i cili prej kohësh është promovuar si lumi i fundit i egër në Europë.

Përfshirja në UNESCO e forcon statusin e tij si park kombëtar i mbrojtur, një fitore për mjedisin, biodiversitetin dhe përpjekjet shumëvjeçare të aktivistëve, shkencëtarëve dhe komuniteteve lokale.