Dy vjet pas sulmit terrorist, ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar duke shkruar se sot shënohet përvjetori i dytë i sulmit të tmerrshëm në Banjskë.

“Ne vazhdojmë të vajtojmë humbjen e policit Afrim Bunjaku gjatë atij sulmi. I bëjmë nder profesionalizmit dhe guximit të Policisë së Kosovës për veprimet e saj në rivendosjen e rendit më 24 shtator 2023, si dhe prokurorëve të Kosovës për punën e tyre të durueshme në hartimin e aktakuzës”, thuhet në reagim.

Ambasada britanike ka kërkuar nga autoritet serbe që Radoiçiq të sjellet para drejtësisë.

“Autorët e sulmit, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë arrestuar dhe nuk janë sjellë para drejtësisë, dhe ne edhe një herë u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të veprojnë sa më shpejt që të jetë e mundur”.//