• Fri. Nov 21st, 2025

Trump jep dritën e gjelbër: Shtetet e NATO’s duhet t’i rrëzojnë avionët rusë

Sep 23, 2025

 

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një takim me presidentin Zelensky pas mbledhjes së OKB-së, foli edhe për provokimet e vazhdueshme ruse në hapësirat qiellore të shteteve të NATO-s.


“Ne kemi respekt të madh për luftën që po bën Ukraina. Është mjaft e jashtëzakonshme”, tha ai, duke vlerësuar qëndrimin e ukrainasve.

Trump gjithashtu bëri thirrje që vendet e NATO-s të marrin masa më të rrepta duke rrëzuar çdo aeroplan rus që hyn në hapësirën e tyre ajrore.“Vendimet duhet të jenë të qarta dhe të forta për të mbrojtur sigurinë tonë”, shtoi lideri amerikan.

Duke komentuar situatën në terren, Trump tha se Rusia nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e saj në luftë dhe se konflikti do të zgjasë më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht.

“Kjo duhej të ishte e shpejtë për ta, por duket se nuk do të përfundojë për një kohë të gjatë”, tha ai, përcjell KFVA.

Kjo deklaratë vjen pasi javën e kaluar Estonia njoftoi se tre aeroplanë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën e saj ajrore për 12 minuta, para se aeroplanët luftarakë italianë të NATO-s t’i shoqëronin dhe t’i largonin.