• Sat. Nov 22nd, 2025

E frikshme: Qentë endacakë sulmojnë një fëmijë në Mitrovicë

Aug 24, 2025

 

 

Një vajzë e vogël është sulmuar këtë të diel nga qentë endacakë në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur nëna e vogëlushes përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klankosova.tv, përcjell KFVA

Metihe Dadi-Kastrati bëri të ditur po ashtu se jo vetëm vajza e saj e vogël, Henna, është sulmuar nga qentë endacakë, por edhe vajza e saj e madhe, si dhe nipi i saj.

Përmes këtij njoftimi, Dadi-Kastrati i bëri thirrje komunës së Mitrovicës që të ndërmarrë masa urgjente lidhur me këto sulme.