Oda Ekonomike e Kosovës ka përgatitur kërkesëpadinë për Gjykatën Supreme ndaj ZRrE’së, raporton KFVA.
Sipas njoftimit, kjo kërkesëpadi është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe më e rëndësishmja, mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Ne, si Odë Ekonomike e Kosovës, kemi besim se drejtësia do të vendoset në të mirë të bizneseve, ekonomisë së vendit dhe duke marrë për bazë interesin publik të shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Oda Ekonomike e Kosovës ka përgatitur kërkesëpadinë për Gjykatën Supreme ndaj të paditurës ZRrE.
Kjo kërkesëpadi është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe më e rëndësishmja, mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës si konsumatorë të fundit, kundër vendimit të padrejtë të ZRrE-së.
Ne, si Odë Ekonomike e Kosovës, kemi besim se drejtësia do të vendoset në të mirë të bizneseve, ekonomisë së vendit dhe duke marrë për bazë interesin publik të shtetit të Kosovës.
