• Fri. Nov 21st, 2025

I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjilan foto edhe me Xhelal Sveçlën

Aug 10, 2025

 

 

Mefail Shkodra është në arrati, pasi është i dyshuar për vrasjen e tre personave sot në qytetin e Gjilanit.

Nga fotot e publikuara nga ai në rrjetet sociale shihet se ishte pjesëmarrës në disa ngjarje, pranë figurave kryesore të shtetit.

Një fotografi e Mefail Shkodrës me Xhelal Sveçlën, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, po qarkullon gjithashtu në internet.

Poashtu Shkodra, kishte bërë foto edhe me kryeministrin në deyrë, Albin Kurti, presidenten Vjos Osmani, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj e kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.