• Fri. Nov 21st, 2025

Zëvendësministri i Jashtëm rus: Partneriteti i Moskës me Iranin është i pathyeshëm

Jun 23, 2025

 

 

Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov ka thënë se partneriteti i Moskës me Iranin është i pathyeshëm

“Irani po vepron brenda kuadrit të zbatimit të së drejtës së vetëmbrojtjes, ky është një prezantim absolutisht legjitim dhe korrekt”, u tha Sergei Ryabkov, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Ai është shprehur se bashkëveprojmë me Iranin në shumë fusha, raporton KFVA..

“Është e qartë se do të ishte e papërgjegjshme nga ana ime të zbuloja përmbajtjen e atyre kontakteve që janë në vazhdim, përfshirë sot, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat”.

“Dua të theksoj se partneriteti ynë strategjik me Iranin është i pathyeshëm”, është shprehur tutje Ryabkov