• Sat. Nov 22nd, 2025

Katari thotë se nuk ka viktima nga sulmi ndaj bazës amerikane

Jun 23, 2025

 

 

Katari ka thënë se nuk ka viktima në bazën ushtarake amerikane në Doha, pas sulmit me raketa të Iranit – si shenjë hakmarrje ndaj SHBA’së. 

Mbrojtja ajrore ka arritur të neutralizojë sulmin me raketa, shkruan Sky News, përcjell KFVA.

“Jemi të sigurt se mbrojtja ajrore e Katarit e pengoi sulmin dhe i ka kapur me sukses raketat iraniane”, thuhet në deklaratën e Katarit.

Ministria e Mbrojtjes shtoi: “Falë Zotit, vigjilencës së forcave të armatosura dhe masave paraprake të marra, incidenti nuk rezultoi në vdekje ose lëndime”.

Hapësira ajrore dhe territori i vendit janë “të sigurta”, tha ndër të tjera ministria.