• Fri. Nov 21st, 2025

Abdixhiku pytetet për “njerëzit” që po ia çon Kurti për koalicion, thotë se “s’ka koment”

Jun 21, 2025

Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është pyetur nga gazetarët në lidhje me përpjekjet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të gjetur një marrëveshje për koalicion qeverisës.

I pyetur konkretisht se kë po ua dërgon Kurti si ndërmjetës për bisedime për koalicion, Abdixhiku u përgjigj shkurt “S’kam koment.”