• Fri. Nov 21st, 2025

Ndërron jetë një grua në Prishtinë, u gjet e shtrirë në tokë

Jun 17, 2025

 

 

Një grua ka ndërruar jetë pasiqë është gjetur e shtrirë në tokë në një lokacion në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku viktima – një femër kosovare – është transportuar për trajtim mjekësor në QKUK.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo ka ndërruar jetë gjatë trajtimit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar./ KFVA/