• Sun. Oct 12th, 2025

‘I ofruan një post të profesoreshës’, Balje tregon pse nuk e mbështet partinë e Kurtit

Bykfvanews

Jun 4, 2025

 

 

Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka folur për arsyet pse nuk e mbështet Lëvizjen Vetëvendosje.


Në një prononcim ajo tha se mungesa e bashkëpunimit dhe e produktivitetit gjatë dy qeverive të udhëhequra nga VV-ja ka ndikuar në vendimin e saj për të mos përkrahur këtë parti politike

“Sepse unë nuk e kam gjetur veten në ekipin e VV-së. As në qeverinë e parë, as në të dytën nuk kemi bashkëpunuar si duhet. Dhe unë mendoj se bashkëpunimi duhet me u ndje si diçka produktive, kurse unë nuk e gjeta veten atje. Nuk gjeta mirëkuptim”,  deklaroi Balje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *