• Sun. Oct 12th, 2025

“7 të diela”, cila mund të jetë data e zgjedhjeve lokale-Drejtori i IKD Ismet Kryeziu sqaron procesin

Bykfvanews

Jun 3, 2025

 

 

Ismet Kryeziu, drejtor i KDI, ka thënë  se janë 7 të dielë për të pasur zgjedhje lokale.

Ai tha se fillon nga 5 tetori deri në 16 nëntor.

Ai tha se kjo arrihet varësisht nga konsensusi mes partive politike dhe presidents.

“Potencialisht tash i kemi shtatë të diele, nga 5 tetori fillojnë deri më 16 nëntor e diela e fundit kur mund te jetë ditë zgjedhore. Kjo është periudha varësisht nga konsensusi që arrijnë partitë politike e presidentja”.

“Mendoj me konsensun e subjekteve politike do arrijnë një datë, por ne jemi në një shtet jofunksional ku s’kemi Kuvend e Qeveri dhe po hyjmë në afatin kohor ku presidentja i shpall zgjedhjet, fillon fushata zgjedhore. Tani veç ka filluar”, ka thënë ai në “Pressing” të T7.

Ndërsa, skenari që zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me ato lokale, sipas Kryeziu është e dëmshme për demokracinë.

“Tendenca për me i fut zgjedhjet parlamentare në një ditë me ato lokale, besoj që ka me qenë e dëmshme për demokracinë. Nëse vjen si iniciativë e subjekteve politike, por jo nga presidentja”, ka thënë ai./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *