• Sun. Oct 12th, 2025

Parandalohet edhe një rast ‘kontrabandë me mallra’

Bykfvanews

Jun 3, 2025

 

 

Policia ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës në veri të Kosovës.

Në fshatin Junake të Zubin Potokut janë ndaluar tre furgonë, me të cilat dyshohej se po  kryhej kontrabandë e mallrave.

“Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se po bartin sasi të konsiderueshme të mallrave, kryesisht ushqimore, pos tjerash edhe produkte mishi e bulmeti që po transportoheshin në kushte të palejueshme higjeniko-sanitare e që mund të ishin të dëmshme për shëndetin e njeriut. Po ashtu në automjete janë hasur edhe pije alkoolike dhe produkte tjera ushqimore e higjienike.”

Lidhur me rastin një person është intervistuar, kurse malli është konfiskuar dhe dërguar në Doganën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *