Një tjetër konflikt ka ndodhur në ambientet e Universitetit të Prozrenit “Ukshin Hoti”, profesori Shkëlqim Millaku ka sulmuar fizikisht asistenten e Rrezarta Ramadani, shkruan KFVA.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të punës në ambientet e fakultetit, në praninë e dëshmitarëve.
Sipas informacioneve, incidenti ka përfshirë kontakt të drejtpërdrejtë fizik dhe dhunë të paprovokuar ndaj Ramadani.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes me të marrë lajmin, derisa rasti po trajtohet sipas procedurave ligjore.
Ky nuk është rasti i vetëm që i njëjti profesor po kanosë koleget e tij.
KFVA para disa ditësh kishte raportuar për një tjetër incident të shkaktuar nga Shkëlqim Millaku.
I njëjti kishte kërcënuar profesoreshën e këtij Universiteti se do ta hidhte nga dritarja.
Ndryshe ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim disiplinor apo ndëshkues ndaj profesorit Millaku.