Komunat e Kosovës po përballen me rreziqe të mëdha financiare si pasojë e moszbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Asociacioni i Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka kërkuar respektimin e Gjykatës Kushtetuese këtij neni deri më 1 gusht 2024, Kuvendi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për ta ndryshuar atë.
“Për shkak të mos-përgjegjësisë dhe mos-veprimit të ish-Parlamentit të Republikës së Kosovës në zbatim të vendimeve të gjykatës kushtetuese, komunat do të dëmtohen edhe më shumë financiarisht Komunat e Republikës së Kosovës janë duke u rrezikuar seriozisht në aspektin financiar si pasojë e drejtpërdrejtë e mosveprimit dhe papërgjegjshmërisë të ish-Kuvendit të Kosovës, i cili ka dështuar të zbatojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nr. KO79/23 që shpalli jokushtetues nenin 6 paragrafi 6 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.Përkundër faktit që Gjykata Kushtetuese e ka urdhëruar Kuvendine Republikës së Kosovës që deri më 1 gusht 2024 të ndryshojë dispozitën në fjalë, ky afat është tejkaluar pa asnjë veprim. Si pasojë, komunat mund dhe po përballen me padi të shumta nga nëpunësit civilë, ndërsa disa komuna veçse kanë filluar të pranojnë vendime gjyqësore që i obligojnë për kompensime në bazë të një norme tashmë të rrëzuar si jokushtetuese” , ka thënë Ibrahimi, raporton KFVA.
Ibrahimi ka treguar se ky dëm buxhetor vjen përveç një barrë tjetër të rëndë financiare që tashmë rëndon mbi komunat për shkak të zbatimit të vendimeve që burojnë nga kontrata kolektive në sektorin publik, me një kosto të vlerësuar mbi 140 milionë euro në komunat tona.
Sipas tij, nëse vazhdon kjo qasje e papërgjegjshme nga institucionet qendrore, komunat rrezikojnë të përballen me pasoja të dyfishta
Prandaj, nëse vazhdon kjo qasje e papërgjegjshme nga institucionet qendrore, komunat rrezikojnë të përballen me pasoja të dyfishta:nga njëra anë, me implikime financiare të paarsyeshme nga një dispozitë ligjore jokushtetuese për të cilën ato nuk kanë asnjë përgjegjësi;dhe nga ana tjetër, me barrën akumulative të detyrimeve nga kontratat kolektive që po përthithin një pjesë të konsiderueshme të buxheteve lokale.Ky zhvillim mund të ndikojë direkt në aftësinë e komunave për të realizuar investimet kapitale, për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët dhe për të ruajtur stabilitetin buxhetor”, ka thënë ai.
Ibrahimi ka kërkuar të ndërmerren qëndrime institucionale të unifikuara kundër këtij diskriminimi financiar
“Dhe të kërkohet me forcë që përgjegjësitë të mbeten aty ku ligjërisht dhe kushtetueshëm u takojnë, pra në nivelin qendror”, ka potencuar ai.