• Sun. Oct 12th, 2025

Duda Balje i reagon deputetes së VV-së: Komplekset tua të vlerës më të lartë do të shkatërrojnë

Bykfvanews

Jun 3, 2025

 

 

Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, i ka reaguar deputetes së Vetëvendosjes, Arbreshë Hyesni-Kryeziu pas një deklarate që kjo e fundit kishte bërë.

E pyetur për pozitën e profesoreshës në Shkup, që thuhet se i është ofruar Baljes në këmbim të votës për Albulena Haxhiun, deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu ka thënë se është kureshtare të dijë se çfarë lënde do mund të ligjëronte deputetja nga komuniteti boshnjak.

”Jam shumë kurioze me ditë çfarë lënde kish mujt me dhënë Duda Balje, jam kurioze me ditë kënd kish mujt me mësu Duda?”, është shprehur  ajo në Kanal10.

E Balje, duke iu referuar kësaj deklarate reagoi duke thënë se  nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët, teksa pati edhe një mesazh për deputeten e VV-së.

“Komplekset e tua të vlerës më të lartë do të të shkatërrojnë”, shkroi Balje.

Postimi i plotë:

Dhe tani si, me të gjithë ata kolegë që nuk dinë (pothuajse asgjë) por që do të donin shumë ta dinin a duhet t’i shpjegoj një nga një apo duhet të kërkoj një takim të përbashkët me të gjithë?

P.S. Kjo duhet të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur sepse është kaq e rëndësishme për mua se çfarë mendojnë ata, sa nuk mund ta imagjinosh…Mos vet!!!!!
Komplekset e tua të vlerës më të lartë do të të shkatërrojnë.
Arbëreshë Kryeziu Hyseni

 

]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *