• Sun. Oct 12th, 2025

Gazetarja rumune bie në ujë gjatë transmetimit për përmbytjet

Bykfvanews

Jun 3, 2025

 

 

Gazetarja Iulia Damian nga Rumania ishte një hap larg tragjedisë, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga komuna Boroşneu Mare, Qarku Covasna, ku po raportonte nga mesi i ujërave që shkaktuan kaos në zonë

Gazetarja përshkroi përmasat e katastrofës, duke ecur nëpër ujërat që përmbytën komunën, në atë që dikur ishte një rrugë, përcjell KFVA.

Në një moment, gazetarja pa e ditur hyri në një hendek dhe mbeti e mbuluar nga uji për disa çaste. Ajo arriti të dilte në sipërfaqe vetë dhe u përpoq të qëndronte pezull, më vonë e ndihmuar nga kolegët dhe vendasit.

“Jam mirë! Sapo mora pak ujë,” tha Iulia Damian menjëherë pas incidentit.

Shikoni pamjet:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *