• Sat. Oct 11th, 2025

Bali Muharremaj edhe për një mandat për kryetar të Suharekës

Bykfvanews

Jun 2, 2025

 

 

Me propozimin dhe mbështetjen unanime të Këshillit Drejtues dhe organeve tjera drejtuese të Degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj ka marrë besimin edhe për një mandat si Kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet lokale për mandatin 2025–2029.

“Kjo mbështetje më jep energji, frymëzim dhe mundësi që bashkë me qytetarët ta vazhdojmë ndërtimin dhe zhvillimin e komunës sonë,” u shpreh Muharremaj, duke theksuar përkushtimin e palëkundur për të punuar me integritet dhe vizion.

Ai shtoi se besimi i strukturave të partisë është një përgjegjësi që e pranon me seriozitet dhe vendosmëri, duke theksuar se qytetarët do të jenë gjithmonë në qendër të qeverisjes së tij.

“Qytetarët vendosin për të ardhmen e qeverisjes sonë dhe ne, pa asnjë dyshim, do të jemi aty për t’u shërbyer me nder e përkushtim,” përfundoi ai./KFVA/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *