• 26 Nëntor 2025 15:52

Jashari takon dy gjeneralë amerikanë, diskutojnë për ushtrimin “Defender Europe 25″

Qer 2, 2025

 

 

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim dy gjeneralët amerikanë – Gjeneral Major Michael E. Wegscheider, Komandant i Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane, si dhe Gjeneral Major Stephen Osborn, Agjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, Gjenerallejtënant Jashari i informoi mysafirët amerikanë për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të FSK-së, duke theksuar fushat e bashkëpunimit dypalësh dhe aktivitetet e përbashkëta që kanë konsoliduar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Një nga temat kryesore ishte pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin shumëkombësh “Defender Europe 25”, ku Kosova është nikoqire, ndërsa kontingjentet e FSK-së marrin pjesë edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci.