• 26 Nëntor 2025 15:15

Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj, policia nis hetimet

Qer 1, 2025

 

 

Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKMF’së në Skenderaj.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhirije Pllana.

“Sot me datën 01.06.2025 rreth orës 06:51 policia ka pranuar informatën nga Emergjenca në QKMF Skenderaj, se është sjell një person i moshës madhore pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dal në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”, tha ajo.