• 26 Nëntor 2025 14:24

Abelard Tahiri shkon në Kuvend: S’kam asgjë të re për t’ju thënë

Maj 31, 2025

 

Deputeti i betuar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se nuk ka diçka të re edhe në seancën e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“S’kam diçka të ri me ju thënë, pas përfundimit të kësaj seance, mund të dalë të flas kryetari i partisë”, tha ai, transmeton KFVA.

Ai tutje tha se ish-opozita është në krye të detyrës, pasi sipas tij, ata janë prezent në çdo seancë.

Sot shënohet përpjekja e 24-të për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës.