• 26 Nëntor 2025 14:16

Prishtina në tharje: Këto zona sot pa ujë për disa orë!

Maj 31, 2025

 

 

Një pjesë e qytetarëve të Prishtinës, sot do të përballen me mungesë të ujit, për shkak të disa punimeve teknike në fabrikën e Badocit, të planifikuara nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, raporton Gazeta KFVA.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, punimet do të realizohen nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe gjatë kësaj kohe pritet të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit.

E zonat që do të preken nga ndërprerja janë: Matiqani, Bregu i Diellit, lagjja 28, Hajvalia, Veterniku.