• Sat. Oct 11th, 2025

Kursyen para për 40 vite për të shkuar në Haxh, çifti indonezian realizon ëndrrën

Bykfvanews

May 30, 2025

 

 

Pas kursimeve për gati 40 vjet për të paguar koston e udhëtimit, një burrë indonezian dhe gruaja e tij kanë plotësuar ëndrrën e tyre për të kryer Haxhin.

Legiman është shumë i lumtur që ëndrra e tij e jetës më në fund është realizuar, përcjell KFVA.

“Jam shumë i lumtur. Nuk mund ta besoja se më në fund do ta shihja Qaben e shenjtë me sytë e mi”, tha ai.

“Falënderoj Zotin në fillim, pastaj të gjithë ata që na ndihmuan. Falënderoj veçanërisht ata që janë përgjegjës për iniciativën Rruga e Mekës, e cila e bëri më të lehtë nga sa mund ta imagjinoja”, shtoi ai.

Legiman kujton se kishte filluar të kursente për udhëtimin e shenjtë në vitin 1986 me ndihmën e gruas së tij në kushte të vështira jetese, shkruajnë mediat e huaja.

“Pavarësisht sfidave, ne nuk e humbëm shpresën. Unë dhe gruaja ime vazhduam të kursenim në mënyrë të qëndrueshme derisa më në fund arritëm të shkruanim emrat tanë në listën e pelegrinëve.”

Ndryshe, një total prej 221,000 pelegrinësh nga Indonezia, kombi më i madh në botë me shumicë myslimane, pritet të kryejnë Haxhin këtë vit.

Iniciativa “Rruga e Mekës” synon të ofrojë shërbime të shpejta për pelegrinët nga vende të caktuara duke i finalizuar pa probleme procedurat e tyre në vendlindje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *