• Sat. Oct 11th, 2025

Osmani: Partneriteti strategjik me ShBA’në, shtylla kryesore për të garantuar stabilitet afatgjatë

Bykfvanews

May 30, 2025

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kongresistet Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, të shoqëruara nga e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati dhe delegacioni i Kongresit.

Sipas Presidencës, gjatë takimit ata kanë folur situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, por edhe për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me fokus të veçantë në fushën e mbrojtjes, investimeve dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Osmani ka thënë se se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për të garantuar stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, shkruan Reporteri.net.

“Ajo nënvizoi se sa herë që SHBA-ja ka qenë e përfshirë dhe ka luajtur rol aktiv në rajonin tonë, janë arritur zgjidhje të qëndrueshme dhe është shënuar përparim i rëndësishëm. Po ashtu, Presidentja shprehu falënderimet më të thella për prezencën e vazhdueshme të trupave amerikane në vendin tonë, duke theksuar se ky angazhim ka qenë themelor për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në momentet më të vështira”, ka thënë Osmani./KFVA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *