Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të mbajë një konferencë shtypi me Elon Musk, mandati i të cilit përfundon.
“Kjo do të jetë dita e tij e fundit, por jo në të vërtetë, sepse ai do të jetë gjithmonë me ne, duke na ndihmuar në çdo hap të rrugës”, tha Trump.
“Elon është i mrekullueshëm”.
Bëhet e ditur se Musk njoftoi se po largohej nga posti i tij në Shtëpinë e Bardhë, ku drejtoi të ashtuquajturin Departamenti i Efiçencës së Qeverisë së Trumpit, i ngarkuar me reduktimin e shpenzimeve federale.
Ndryshe, ai kritikoi koston e legjislacionit republikan mbi taksat dhe buxhetin që kalon nëpër Kongres.
Përveç kësaj, ai kohët e fundit u zotua të shpenzojë më pak para për politikën pasi shpenzoi gati 300 milionë dollarë në fushatën presidenciale të presidentit amerikan.