Kryesia e LDK-së në Gjilan ka votuar ‘pro’ kandidimit të Arbër Ismajlit për kryetar në zgjedhjet lokale.
Ky vendim u mor sot në mbledhjen e kryesisë në këtë degë të LDK-së.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe asamblisti i LDK-së në Gjilan, Gentrit Murseli, transmeton Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA.
Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të jenë gjatë vjeshtës këtë vit.