• Sun. Oct 12th, 2025

Kur as spitali s’është më i shenjtë – Gaza kalon pragun e tragjedisë!

Bykfvanews

May 29, 2025

 

 

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë humanitare në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje për “respekt dhe mbrojtje të civilëve” mes luftimeve të vazhdueshme, shkruan Gazeta KFVA.

Reagimi i fortë i KNKK-së vjen pasi një pacient u plagos brenda spitalit të tyre fushor, kur plumbat kaluan përmes strukturës spitalore. Spitali i Kryqit të Kuq kishte pranuar 48 pacientë vetëm një ditë më parë, përfshirë gra dhe fëmijë me plagë nga armë zjarri.

“Duhet të tregohet kujdes i vazhdueshëm për të kursyer civilët gjatë kryerjes së operacioneve ushtarake,” tha Julien Lerisson, kreu i delegacionit të KNKK-së për rajonin, transmeton

Ai shtoi se “shkalla e shkatërrimit në Gaza që shohim tani nuk do të na afrojë me paqen ose stabilitetin. Vetëm do të thellojë vuajtjet.”

Sipas organizatës, situata në Gaza është “përtej katastrofës” pas mbi 600 ditësh lufte dhe përballë kufizimeve të ashpra për hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *