• Sun. Oct 12th, 2025

Peci: Raportimet në media nuk i marr seriozisht, jam i hapur për bashkëpunim

Bykfvanews

May 29, 2025

 

 

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar edhe një herë pas bastisjeve dhe intervistimit nga organet e drejtësisë në lidhje me dyshimet për keqpërdorime në dhënien me qira të fabrikës për përpunimit të mbetjeve shtazore.

Peci para gazetarëve  ka thënë se nuk i merr seriozisht raportimet e mediave dhe se është i hapur për bashkëpunim me drejtësinë.

“Ajo çka raportohet në media, as që e marrë seriozisht, as të vërtetë. Është në interes të zbardhet çdo detaj për pretendimet që i ka drejtësia. Jam i  hapur bashkëpunues dhe libër hapur për krejtë veprimet dhe për aq sa më ka takuar mua si ministër dhe me kaq besoj që e përmbylli temën për çka është diskutuar”, ka thënë Peci, raporton Periskopi.

Ai ka folur edhe për procedurat e votimit të fshehtë.

“E para, e dyta, ne do të vazhdojmë me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit që procesi i kryetarit të Kuvendit ose kryetares të jetë me votën e fshehtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *