Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në sektorin e energjisë, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti se me politikat e tij po i shtyn punëdhënësit drejt protestës.
“Albin Kurti me politikat e tij po i detyron sot të dalin në rrugë punëdhënësit e 143 mijë punëtorëve”, ka shkruar ajo, raporton KFVA
Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se çmimi i energjisë pritet të rritet deri në 26% për punëdhënësit e mëdhenj, çka ajo e konsideron goditje të drejtpërdrejtë për sektorin privat.
“Dy vite nën sanksione nga BE. Deficiti tregtar ka arritë rekord të paparë që nga paslufta.100 mijë vende pune më pak, sipas të dhënave të vetë Qeverisë. 2,123 kontrata njëburimore. Dhe tani: faturë energjie që rrezikon të mbyllë qindra biznese në radhë të parë ato prodhuese! Kosova po shkon drejt rrënimit ekonomik, e qytetarët e saj drejt varfërisë. Kjo situatë është e padurueshme dhe e papranueshme!”, ka shkruar ajo
Bajrami kërkon anulimin e menjëhershëm të vendimit të ZRRE-së dhe nisjen e një hetimi të gjerë institucional.
Këta rrënues duhet të ndalen bashkë me mafinë energjetike që po rrënon vendin! Vedimi i ZRREsë duhet të anulohet mënjeherë! Duhet të merren masat e nevojshme, ZRRE, KOSTT, KEK, Ministria e Ekonomisë dhe të gjitha kompanitë private aktive në sektor duhet të auditohen dhe hetohen”, ka shkruar ajo./KFVA/