• Fri. Nov 21st, 2025

Bastisje me aromë skandali – Fabrika e mbetjeve shtazore në qendër të hetimeve, detaje nga Prokuroria…

May 27, 2025

 

 

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala ka dhënë detaje lidhur me bastisjen tek Ministria e Bujqësisë që ndërlidhet me dyshimet për tenderin për ndërtimin e fabrikës për mbetjet shtazore,.

Ai ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshimet për mënyrën e dhënies me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Ai bëri të ditur se përpos Ministrisë së Bujqësisë, bastisjet janë duke u zhvilluar edhe tek Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe tek lokacionet e kompanisë fituese.

“Hetimi është duke u zhvilluar me dhënien me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore. Jemi duke i zhvilluar hetimet me qellim të marrjes së informacioneve konkrete për zbardhjen e rastit. Jemi në fazën e hetimeve dhe nuk mund të jep më shumë detaje. Janë duke u bastisur Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe tek lokacioni i kompanisë fituese të tenderit” tha prokurori.

Ndryshe, Periskopi ka raportuar ekskluzivisht për skandalin me mbetjet shtazore.

Edhe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me kërkesë së Prokurorisë Speciale dhe bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente, është duke kryer bastisje në Prishtinë, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në lidhje me kontratën e Ministrisë së Bujqësisë për fabrikën e mbetjeve shtazore.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

Kelani ka treguar se pas  përfundimit të operacionit, do të jepen më shumë informacione.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente ka filluar zbatimin e një urdhërkontrolli në Prishtinë, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.

Kurse,

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet per Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka thënë Nora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale