• Fri. Nov 21st, 2025

Krimet Ekonomike zbarkojnë në Ministrinë e Bujqësisë!

May 27, 2025

 

 

Krimet Ekonomike kanë zbarkuar në Ministrinë e Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga ministri në detyrë, Faton Peci.

Burime të Periskopit bëjnë me dije se ky Njësit po kryen një operacion edhe në AZHB, që funksionon në kuadër të MBPZHR’së.

Gazeta mëson se rasti ka të bëjë me skandalin e publikuar nga Periskopi për dhënien e tenderit për ndërtimin e fabrikës për mbetje shtazore.

Aksioni po udhëhiqet nga Prokuroria Speciale.