• Fri. Nov 21st, 2025

Kapej pas grave, por kapet nga policia – arrestohet në Fushë Kosovë për ngacmim!

May 27, 2025

 

 

Gazeta mëson ekskluzivisht nga burime brenda sistemit të drejtësisë se mbrëmë është arrestuar një person ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Fushë Kosovë.

Bëhet fjalë për Burim Makollin, 42-vjeçar, i cili është ndaluar nga njësia patrulluese e Stacionit Policor në Fushë Kosovë, më 26 maj 2025 rreth orës 23:00, në rrugën “Nëna Terezë”.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet, ndaj tij ekzistonte urdhëresa e gjykatës për shkak të veprës penale “Ngacmim” sipas nenit 182 të Kodit Penal.

Pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe më pas është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ku do të mbahet në ndalim me vendim të gjykatës, deri në zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Policia dhe Prokuroria kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform ligjit për realizimin e urdhërarrestimeve aktive