Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se gjatë një takimi me kryeministrin Albin Kurti, kishin arritur një dakordim gojor për bashkëpunim, por pa një marrëveshje të shkruar, shkruan Gazeta KFVA.
Limaj tha se Kurti i kishte ofruar që Nisma të bëhej pjesë e qeverisë, por ai kishte refuzuar këtë mundësi, duke preferuar partneritet në nivel kuvendi.
“Ne në fund kemi pasë një dakordim gojor. Unë dhe Kurti. Ai mbeti të diskutojë me partnerët e tij, unë me partinë time. S’kemi pasë marrëveshje me shkrim”, deklaroi Limaj në T7.
Lidhur me emërimin e Mimoza Kusari-Lilës për kryeparlamentare, Limaj tha se nuk u ndje i anashkaluar.
“Nuk u ndjeva keq që e propozuan Haxhiun, sepse s’kishim marrëveshje të shkruar”, theksoi ai.
Limaj bëri të qartë se marrëdhënia me Vetëvendosjen është bazuar në bisedime të hapura, por jo në angazhime formale.
