Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në kuadër të aktiviteteve të saj në ShBA, shkruan KFVA.
Osmani tha se me Rutten diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë.
“Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, shkroi Osmani mes tjerash.
Postimi i plotë:
Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtuen e paqes dhe sigurisë në rajon.
Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë.
