Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi sot Kilin, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti u regjistrua në rajonin Tarapacá në Kili dhe u ndje edhe nga banorët e Bolivisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC), raporton Reuters.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 103 kilometrash.
Ende nuk ka raportime për dëme të mundshme ose të lënduar.
