• Sat. Nov 22nd, 2025

Moti sot: Me vranësira

May 26, 2025

 

 

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat pritet të shtohen gjatë ditës. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos në orët e mbrëmjes.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-52 km/h, transmeton MeteoKosova, përcjell Gazeta KFVA.

Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22°C.