• Sat. Nov 22nd, 2025

Osmani në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Kosova po pozicionohet si partnere e besueshme në siguri dhe mbrojtje

May 25, 2025

 

 

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në SHBA, ku ka qenë folëse në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.

Ajo ka theksuar se reformat dhe investimet në fushën e mbrojtjes po e pozicionojnë Kosovën si një partner të besueshëm në sigurimin e rajonit.

Postimi i saj i plotë:

Në vazhdën e aktiviteteve në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në SHBA, sot pata nderin të jem folëse në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Reformat tona dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë.

Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe aleatëve të tjerë, po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike.