Skuadra e famshme angleze, Liverpooli sot edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Premierligës për sezonin 2024-2025, shkruan Gazeta KFVA
Liverpooli ndeshjen e fundit e zhvilloi sot ndaj Crystal Palace, me të cilën skuadër luajti baras 1-1, duke përfunduar me para me 84 pikë.
Pas ndeshjes, Liverpooli para tifozëve të vet ngriti trofeun e Premierligës.

Emocionet nuk munguan, pasi ndeshjen e fundit për skuarën e zemrës e luajti mbrojtësi Alexander Arnold.
I pranishëm sot në stadium për të festuar titullin ishte edhe ish trajneri Jurgen Kopp.


