• Sat. Nov 22nd, 2025

Fluturime nga Bondsteel: Forcat e KFOR-it demonstrojnë gatishmërinë ushtarake në qiellin e Kosovës

May 23, 2025

 

 

Ushtarët e Zvicrës, Hungarisë dhe SHBA-së që shërbejnë në misionin e KFOR-it, së fundi kanë kryer ushtrime në fluturim.

KFOR ka ndarë pamjet në llogarinë në Facebook, ku thotë se ushtarët u nisën nga kampi “Bondsteel”.

“Njësitë ajrore të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, nga tre shtete të ndryshme zhvilluan fluturime në formacion mbi Kosovë.

Duke u nisur nga Kampi Bondsteel, pilotët dhe anëtarët e ekuipazhit të një AS532 Cougar nga Forcat e Armatosura Zvicerane, një H145M nga Forcat e Mbrojtjes Hungareze dhe tre UH-60 Black Haëk nga Ushtria Amerikane ushtruan ngritje të përbashkëta, fluturime në formacion dhe me procedura uljeje.

Anëtarët e ekuipazheve nga tre shtetet kontribuese arritën të koordinojnë procedurat dhe teknikat për të naviguar, komunikuar dhe operuar së bashku” – thuhet në njoftim.