Tradicionalisht i takon Presidencës të jetë nikoqire e “Darkës së Lamës”. Por herën e fundit nuk ndodhi kështu.
Ishte Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili e organizoi këtë darkë, përcjell KFVA.
Organizimi i kësaj darke, shtetit po del t’i ketë kushtuar. Aty do të flitet mbi dyshimet serioze për keqpërdorime në organizmin e “Darkës së Lamës” nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Sipas kësaj, një duaj kashtë u pat faturuar 8 euro e 20 centë.
Po ashtu, dyshime për shmangie të procedurave të prokurimit për faturën e dekorimit të “Darkës së Lamës” në vlerë totale prej 5 mijë e 575 euro e 90 centë.
Detaje do të jipen se si u tërhoq fatura nga Ministria pasi u dorëzua nga kompania dhe çfarë komunikimi i parapriu këtij veprimi?
Si dhe, dyshimet se pagesa prej 5 mijë eurove u pagua “cash” nga një zyrtar publik i Ministrisë.
Ndryshe, Darka e Lamës është festë tradicionale shqiptare dhe ndryshe njihet edhe si “Darka e bereqetit”. Zakonisht, mbahet në fund të muajit tetor kur vjelën punët verore
