• Fri. Nov 21st, 2025

Sorensen në Gjermani, takime me njerëzit e kancelarit Merz për ta çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

May 20, 2025

 

 

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar takime në Berlin me bashkëpunëtorët e Kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz.

Ai është takuar me Sekretarin Geza von Geyr dhe Këshilltarin Kryesor për Politikë të Jashtme të Kancelarit Merz, Günter Sautter, me të cilët ka folur rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan KFVA

“Gjithmonë kënaqësi të jem në Berlin. Takime shumë të mira me Sekretarin e Shtetit Géza von Geyr dhe Këshilltarin Kryesor për Politikë të Jashtme të Kancelarit Merz, Günter Sautter. Diskutuam se si të çojmë përpara normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Mirënjohës ndaj Gjermanisë për mbështetjen ndaj përpjekjeve BE-së”, ka shkruar Sorensen, në platformën “x”.